
Vlorë- Policia ka ushtruar mbrëmë kontrolle në Ksamil për kapjen e autorit të vrasjes së 58 vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në pallatin ndërtim ku punonte si roje.
Kërkime janë ushtruar edhe në Tiranë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa në media është publikuar një foto e autorit e kapur nga kamerat e sigurisë. Mbrëmë është bërë i mundur ndalimi i personit që largoi me makinë autorin nga vendngjarja.
Dyshimet e deritanishme janë se porosia ka ardhur nga jashtë shtetit, por ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë sjellë një ekzekutim të tillë.
Hoxhaj, u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij. Si pasojë e të shtënave në drejtim të tij, dy plumba e kapën në kokë dhe dy të tjerë në trup. Vrasësi mendohet se ka hyrë dhe ka dalë nga rruga “Kuzum Baba”. Versus.al








