Tiranë- Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru.
Mësohet se viktima është rreth 40 vjeç, ndërsa ende nuk është identifikuar. Ai është gjetur i pajetë pranë shkollës 9 vjeçare "Azem Hajdari". Gjatë këqyrjes paraprake i janë gjetur plagë të shkaktuara nga thika.
Dyshohet se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë. Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes. Versus.al







