Tiranë- Personi që shihni në foto është Hajdar Ismajlgeci, 40 vjeçari i cili mbrëmjen e sotme u gjet i vrarë me thikë pranë shkollës 9 vjeçare ‘Azem Hajdari’ në Babrru.
Ndërkohë që autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, dyshimet janë se viktima mund të jetë konfliktuar me të fizikisht dhe më pas është goditur me thikë. Si pasojë e hemorragjisë, nuk ka mundur të mbijetojë dhe është gjetur në mes të rrugës.
Autori i krimit thuhet se pas ngjarjes ka shkuar në një lokal 300 metra larg vendit ku kishte kryer vrasjen. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të krimit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Versus.al







