
Forcat e mbrojtjes izraelite ndaluan mëngjesin e sotëm 13 anije me aktivistë të huaj të cilët transportonin ndihma humanitare drejt Gazës, ndërkohë që 30 anije të tjera vijojnë ende lundrimin.
Mes aktivistëve u raportua edhe e famshmja Greta Thunberg, por gjithashtu edhe një shqiptare nga Kosova, Albulena Fazliu e cila ishte bashkuar me flotiljen globale ‘’Sumud’’ për të mbështetur popullin palestinez.
“Ndër aktivistët/et që kanë mësyrë të hapin një korridor humanitar është edhe Albulena Fazliu. Ajo tashmë është kidnapuar nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e tyre.
Flotilja publikoi disa video në Telegram me mesazhe nga individë në bordin e anijeve të ndryshme, disa prej të cilëve mbanin pasaportat e tyre dhe pretendonin se ishin rrëmbyer dhe dërguar në Izrael kundër vullnetit të tyre dhe duke përsëritur se misioni i tyre ishte një kauzë humanitare jo e dhunshme. Versus.al







