
Për të tretën ditë radhazi, vijon përplasja mes banorëve dhe policisë në Rrjoll të Velipojës ku firma ‘Gener 2’ e biznesmenit Bashkim Ulaj po kryen punimet për një resort turistik që do të ndërtohet në këtë zonë.\
Banorët pretendojnë se tokat ku është përcaktuar të ndërtohet resorti u përkasin atyre dhe se u janë grabitur nga ana e biznesmenit në mënyrë të paligjshme.
Gjatë përplasjes së sotme, një prej banorëve ka humbur ndjenjat. Versus.al


