
Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar për të dytën ditë radhazi kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e biznesmenit Bashkim Ulaj. Ata bllokuan për rreth 1 orë rrugën Shëngjin-Velipojë dhe gjatë protestës pati edhe përplasje me policinë.
Ata kërkuan që makineritë të largoheshin nga sipërfaqja e caktuar për ndërtim, për të cilën pretendojnë se është pronë e tyre dhe se biznesmeni Ulaj u ka grabitur tokat.
“Jemi në tokën tonë, çfarë bëni kështu. Jemi në tokën tonë! Silleni përfaqësuesin të merremi vesh”, dëgjohen të thonë banorët gjatë përplasjes me policinë.
Ditën e djeshme disa banorë u shoqëruan nga policia dhe e njëjta gjë ndodhi edhe ditën e sotme. Sipas projektit, në zonën e Rrjollit në Shkodër do të ndërtohet një resort turistik gjigand në një sipërfaqe prej 1.46 milionë metrash katrorë duke u cilësuar si një ndër investimet më të mëdha turistike në vend. Versus.al

