AKTUALITET /

Zbardhet arsyeja e atentatit në Shkodër, shkak vëllai i boksierit të Vllaznisë, zanafilla që prej qershorit

Kjo pasi policia identifikoi autorin, i cili rezulton të jetë Alban Bruçi, babai i të cilit u dhunua para 3 muajsh pas një sherri për parkim, ku një nga autorët bëhet me dije të ketë qenë Arlind Kajoshi

Shkruar nga M.H
Zbardhet arsyeja e atentatit në Shkodër, shkak vëllai i boksierit
Sokol Kajoshi në mes dhe dy djemtë e tij, Arjon dhe Arlind Kajoshi

Arsyeja e antentatit me armë zjarri të zhvilluar ditën e sotme në Shkodër kundrejt boksierit, Arjon Kajoshi ka qenë një konflikt i vëllait të tij, Arlind Kajoshi më 3 qershor të këtij viti.

Kjo pasi policia identifikoi autorin, i cili rezulton të jetë Alban Bruçi, babai i të cilit u dhunua para 3 muajsh pas një sherri për parkim me pasojë plagosjen e tij, 62-vjeçarit Vladimir Bruçi, ku një nga autorët bëhet me dije të ketë qenë Arlind Kajoshi.

Burime nga policia bëjne me dije se në kërkim për këtë ngjarje u shpallën Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi (vëllai i Arjon Kajoshit) , Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ku ky i fundit është edhe autori i atentatit të sotëm./ Versus.al 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: