
Tiranë- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në një hotel të Saukut ku u raportua se një 18 vjeçare kishte mbetur e plagosur me armë zjarri. Bëhet me dije se e reja dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në kraharor.
Ajo është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona, V.Gj, 46 vjeç dhe M.R, 48 vjeçe për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim: S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç. Të tre akuzohen se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Policia vijon punën për gjetjen e armës dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. Versus.al


