AKTUALITET /

Zbardhet shpërthimi në Tepelenë: Policia zbulon ç'ndodhi me dy të rinjtë e plagosur

Ngjarja e disa ditëve më parë merr kthesë: procedohet 29-vjeçari pas zbulimit të lëndëve shpërthyese dhe municioneve pranë banesës

Shkruar nga Versus

Zbardhet shpërthimi në Tepelenë: Policia zbulon

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur pak ditë më parë në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një incidenti me lëndë plasëse.

Sipas informacioneve të fundit nga policia, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një magazinë pranë banesës së 29-vjeçarit Xhuliano Sala, ku ai mbante fitil zjarrpërcjellës dhe municione luftarake. Pikërisht në këtë ambient, një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht, duke e plagosur rëndë të riun, si dhe shokun e tij, Lusien Shehu, i cili ndodhej me të në momentin e shpërthimit.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e regjistruar më 21 prill 2026, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 29-vjeçarit për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, dy të plagosurit vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitali i Traumës në Tiranë dhe, sipas burimeve mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Poll