Ditën e sotme ka dështuar mbajtja e seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme për Erion Alibejn, njërin prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”. shkak për këtë mësohet të jetë bërë mungesa e avokatëve të Alibejt.
Seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor. Erion Alibej gjatë dëshmisë së tij për herë të parë në GJKKO zbuloi sesi nisi përfshirja në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe më pas përplasjen e vazhdueshme me vëllezërit Hajdar e Franc Çopja të cilët dyshohen si porositës të masakrës së Bradasheshit ku u vra vëllai i tij, xhaxhai dhe një shtetas turk.
Ai tregoi sesi Çopjat kryenin trafikun e kokainës nga Anglia në shtete të tjera duke përdorur kuaj dhe se shkak për përplasjen e tyre ishte bërë një ngarkesë e humbur droge për të cilën Çopjat dyshonin tek ai dhe vëllai tij Endrit Alibej që u ekzekutua në Bradashesh. Ndër të tjera rrëfeu edhe kontaktet me të shumëkërkuarin Suel Çela. Versus.al







