Specialistët e Hetimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë kanë referuar në Prokurori një rast të veçantë që lidhet me mungesën e vulës së Qendrës së Votimit në fshatin Grapsh.
Shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat dhe sekretar i KZAZ-së në këtë fshat, ka kallëzuar se më datë 21 prill 2025, rreth orës 20:30, ka vënë re se vula e KZAZ-së ishte e humbura.
Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Versus.al








