AKTUALITET /

HISTORIA / Alban Bruçi, dikur shënjestër plumbash, sot në kërkim për atentat

Mbrëmjen e 25 gushtit të dy viteve më parë, Alban Bruçi u bë shënjestër e një atentati me armë. Mbi makinën me të cilën po udhëtonte u derdhën mbi 20 plumba. 1 javë pas kësaj ngjarje u ekzekutua babai i njërit prej të dyshuarve për atenatin ndaj tij

Shkruar nga Versus
HISTORIA / Alban Bruçi, dikur shënjestër plumbash, sot në
I kërkuari Alban Bruçi

Edhe emri i Alban Bruçit është "familjar" për policinë e Shkodrës. Ai ka rezultuar në disa dosje ku herë ka qenë i dyshuar dhe herë shënjestër plumbash.Por kjo e shtunë duket se e ka gjetur Alban Bruçin "me mendje të mbledhur" për të marrë hakun e të atit të plagosur në 3 qershor të këtij vitit pas një sherri për parkimin. 62-vjeçari Vladimir Bruçi 3 muaj më parë pati një konflikt verbal që përfundoi në përdorimin e forcës me Arlind Kajoshin. Shkak u bë një vendparkim. Në këtë sherr duket se pjesë ka qenë në fund të tij dhe Alban Bruçi, pasi edhe ai vetë rezulton se ka qenë nën hetim për ngjarjen e fillim qershorit.

Ai ishte mes 6 personave të dyshuar të përfshirë në konflikt dhe u shpall në kërkim të përkohshëm, kurse pasi dha deponimin u la i lirë. “Sqarojmë se shtetasi A.B., nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 Qershor 2024. Shtetasi A.B., pas kërkimit policor (për atë ngjarje) është kapur dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të ditës së sotme.

Por vera nuk ka ndihmuar që të ftohen gjakrat. Alban Bruçi u shpall këtë të shtunën të 7 shtatorit në kërkim për sulmin me armë ndaj Arjon Kajoshit, i cili po lëvizte sot me makinën fuoristradë tip “Land Rover”, me targa AB230EO, të babait të tij, Sokol Kajoshi. Fatmirësisht boksieri kampion i Vllaznisë, 27 vjeçari Kajoshi i ka shpëtuar plumbave që dyshohet se janë zbrasur pikërisht nga i riu Bruçi.

Por kush është Alban Bruçi 

HISTORIA / Alban Bruçi, dikur shënjestër plumbash, sot në
Foto nga atentati ndaj Alban Bruçit

Mbrëmjen e 25 gushtit të dy viteve më parë, Alban Bruçi u bë shënjestër e një atentati me armë. Mbi makinën me të cilën po udhëtonte u derdhën mbi 20 plumba.

Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi”. Kështu ka deklaruar asaj kohe në polici Alban Bruçi, i cili i shpëtoi një atentati në Shkodër në lagjen “Partizani”, pasi autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”. Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ngjarjes ai shkoi në polici, ku edhe bëri denoncimin. Policia asaj kohe shpalli në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës.

HISTORIA / Alban Bruçi, dikur shënjestër plumbash, sot në
I ndjeri Ismet Çekorja 4 ditë para ekzekutimit

Babai i këtij të fundit, Ismet Çekorja, këmbënguli në ditet e fundit të gushtit të 2022 se i biri nuk kishte gisht në atentatin ndaj Alban Bruçës, por 4 ditë pas këtyre deklaratave, në 2 shtator të 2022, Ismet Çekorja u vra në një atentat në lagjen Kiras në Shkodër. 4 ditë më parë, viktima kishte folur për mediat dke të mbrojtur djalin e tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim për atentatin që iu bë më 25 gusht, Alban Bruçit. Natyrshëm dyshimet ranë edhe mbi këtë të fundit, pas ekzekutimit të 57 vjeçarit Çekorja, por pak kohë më vonë policia lokale doli në një komunikim duke sqaruar se Bruçi "nuk kishte gisht" në vrasjen e ndodhur. 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: