
Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë me dije se pikat e kompanisë postare “DHL” në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Njoftimi vjen pas ankesave të shumta për problematika sa i takon shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për votuesit jashtë vendit.
Duke filluar nga sot disa pika të kompanisë postare, do të jenë të hapura nga ora 09;00 deri në 18:00.
Edhe partitë politike kanë shprehur shqetësimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i takon administrimit të procesit të votimit jashtë vendit. Në një ankesë të depozituar, PD theksonte se ka disa raste kur zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar peresonalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, të cilëve nuk u është bërë verifikimi i identitetit. Versus.al









