AKTUALITET /

PROFIL/ Kush është Besmir Beja, drejtori i ri i Doganave

Beja ka një përvojë të gjatë në sektorin privat, organizata ndërkombëtare dhe në administratën publike, në Shqipëri dhe Kosovë.

Shkruar nga Versus
PROFIL/ Kush është Besmir Beja, drejtori i ri i Doganave
Besmir Beja

Besmir Beja është emri që do të drejtojë Doganat shqiptare pas dorëheqjes së dhënë nga Gent Gazheli.

Para se Beja të marrë këtë post të rëndësishëm ai mbante postin e e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Po kush është Besmir Beja?

Ai ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin 2008, (LL.B.) e më pas, ato të nivelit ‘Master’ në Central European University, Budapest, 2009 – 2010 (LL.M.).

Beja ka një përvojë të gjatë në sektorin privat, organizata ndërkombëtare dhe në administratën publike, në Shqipëri dhe Kosovë.

Ka qenë pjesë e Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë dhe për disa vite Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga viti 2023 deri në korrik 2024, ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ka më shumë se 12 vite përvojë profesionale në punë, në sektorin e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket hartimit të ligjeve dhe përafrimit ligjor, si dhe ka udhëhequr procese të hartimit të ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e sistemit të drejtësisë apo akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore të rëndësishme.

Ka pasur gjithashtu përvoja të gjata si ekspert ligjor pranë misionit të OSBE-së në Shqipëri, Misionit EURALIUS si dhe projektit EUKOJUST në Kosovë.

Beja është anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe shoqatave të tjera juristësh brenda dhe jashtë vendit.Versus.al

 

 

Poll