Një fëmijë 9-vjeçar, i cili u mbyt teksa hante një portokall në shkollën e tij, në zonën e Agios Konstantinos në Greqi, vijon të mbetet i intubuar dhe në gjendje kritike por të qëndrueshme. Ai ndodhet i shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Universitar të Larisës, ndërsa policia po merr deklarata nga mësuesit për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti dhe sa kohë ka mbetur pa oksigjen fëmija.
9-vjeçari po kalon 24 orët e tij të dyta kritike dhe mjekët kanë kryer dy skanime, por asgjë nuk ka ndryshuar në gjendjen e tij. Të njëjtat burime informacioni raportojnë se 9-vjeçari javën e ardhshme do t'i nënshtrohet një skaneri të tretë.
Gjendja e fëmijës mbetet stabile por kritike. Gjatë ditëve në vijim, mjekët pritet të tentojnë ta zgjojnë gradualisht nga qetësimi për të parë se si reagon.
9-vjeçari iu nënshtrua tre herë reanimacionit kardiopulmonar (CPR) pasi kishte pësuar arrest: e para nga infermierja në shkollë, e dyta nga infermerët e mjeku gjatë transferimit në spital dhe e treta nga mjekët në urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Larisës.
Çdo vit qindra fëmijë humbin jetën si pasojë e mbytjes në botë. Vetëm Italia raporton mesatarish mbi 50 fëmijë të vdekur nga mbytja me obljekte dhe ushqime që ju shkojnë keq







