BOTA /

Ushtria izraelite njofton sulme të reja kundër Hezbollahut në Liban

Qyteti i Tirit ndër objektivat e një vale të re sulmesh izraelite - Një i vdekur, 7 të plagosur

Shkruar nga Versus

Ushtria izraelite njofton sulme të reja kundër Hezbollahut në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë urdhëruar ushtrinë të kryejë "një valë të dytë sulmesh kundër dhjetëra objektivave terroristë të Hezbollahut në Liban ", njoftoi sot zyra e ministrit të Mbrojtjes.

Këto sulme janë "një përgjigje ndaj sulmit me raketa drejt Izraelit dhe një vazhdim i valës së parë të sulmeve të kryera këtë mëngjes" që synonin Libanin jugor, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtria izraelite njoftoi se po godiste objektivat e Hezbollahut në Liban në një valë të dytë sulmesh, pasi ndaloi raketat e lëshuara nga kufiri më herët gjatë ditës së sotme.

Qyteti i Tirit ndër objektivat

Një sulm izraelit këtë mbrëmje kundër qytetit të Tirit vrau një person dhe plagosi shtatë të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze, pasi Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh në Liban.

“Sipas raportit të fundit, sulmi i armikut izraelit në qytetin e Tiros rezultoi në një të vdekur dhe shtatë të plagosur”, njoftoi ministria, duke cituar agjencinë zyrtare të lajmeve ANI të Libanit.

ANI kishte raportuar më herët se "goditja në qytetin e Tiros shkaktoi plagosjen e katër personave, sipas një raporti fillestar" në mes të një vale të re sulmesh izraelite në vend, duke shtuar se Izraeli synoi gjithashtu zona të tjera në Libanin jugor dhe lindor.

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: