BOTA /

"Ishte shumë kontruktive", Kremlini për telefonatën Putin-Trump: Një hap drejt takimit 'kokë më kokë'

Shkruar nga Versus
"Ishte shumë kontruktive", Kremlini për telefonatën
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Zëdhënësi i Vladimir Putin e ka përshkruar si shumë “konstruktive” dhe “respektuese” telefonatën e zhvilluar gjatë javës që kaloi mes presidentit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump.

Dmitry Peskov tha për mediat ruse se telefonata ishte një hap tjetër drejt organizimit të një takimi ballë për ballë mes dy liderëve.

"Një takim i tillë duhet të përgatitet në mënyrë adekuate. Së pari, duhet të zhvillohen bisedime të vështira teknike. Dhe vetëm të hënën, negociatorët tanë do të shkojnë në Riad për të filluar këtë proces kompleks," shton Peskov.

Trump më herët tha se telefonata e tij me Putinin ishte "shumë e mirë dhe produktive", me një marrëveshje të arritur për "një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë energjinë dhe infrastrukturën". Versus.al

Poll