BOTA /

Tronditen laburistët, Nigel Farage drejt rrugës për t’u bërë kryeministër në Britani

Rezultatet vijnë si pasojë e zemërimit në rritje të britanikëve të cilët këkojnë mbylljen e kufijve për emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me anije në vend nga Afrika, e Lindja e Mesme pasi një pjesë e madhe e tyre përfshihen në krime.

Shkruar nga Versus

Tronditen laburistët, Nigel Farage drejt rrugës për t’u

Nigel Farage është në rrugën e duhur për t'u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, sipas një sondazhi të fundit që tregon se partia është afër të ketë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri shumice nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Sondazhi i MRP (Modeli i Parashikimit për Rajonet), tregon se partia ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj Partisë Laburiste, duke rritur ndjeshëm shanset e Farage për të hyrë në Downing Street në vitin 2029. Sipas sondazhit, Reforma kryeson me 27% ndaj 21% të Laburistëve, duke shkaktuar një cunam papëlqyeshmërie për partinë që aktualisht mban pushtetin.

Sipas sondazhit “Reform” do të rriste deputetët e saj nga vetëm pesë në 311, duke e bërë atë partinë më të madhe në një parlament dhe vetëm 15 vende më pak se 326 të nevojshme për një shumicë të plotë.

Rënia më e madhe e Laburistëve është në zonat ku Reforma ishte në vend të dytë vitin e kaluar. Partia Konservatore parashikohet të humbasë rreth 45 vende, duke rënë nën 100 mandate, një tjetër goditje për një parti që qeverisi për më shumë se një dekadë para vitit 2024.

Kujtojmë se Farage është emër mjaft i lakuar edhe në Shqipëri për shkak të debateve të tij të vazhdueshme në distancë me kryeministrin Edi Rama sa u takon emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që janë të burgosur në Britaninë e Madhe. Versus.al

Poll