Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në News24 se nëse Veliaj nuk ankimon vendimin e shkarkimit të tij, atëherë kjo tregon se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama me qëllim lirimin nga qelia dhe kalimin në arrest shtëpie.
"Nëse zgjedhjet bëhen brenda 45 ditëve, pas dekretimit politik nga presidenti. gjykimin tim është arritur një marrëveshje mes Ramës dhe Veliajt që ai të mos e ankimojë vendimin e shkarkimit dhe të dalë në arrest shtëpie. Nga burime informale e kam këtë informacion, nuk e konfirmoj dot, por ka një thashethemnajë që s’e con në Kushtetuese. Për shkak dhe të VKM që noterizoi vendimin e Këshillit Bashkiak”- tha Këlliçi.
Një pretendim të tillë e pati disa ditë më parë edhe ish-deputeti Dashnor Sula i cili tha se ka një marrëveshje me qëllim që Veliaj të lirohet nga paraburgimi ku po qëndron prej shkurtit. Versus.al







