
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin ‘Log’ u shpreh se ekziston mundësia që ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të lirohet nga qelia dhe të lihet në arrest shtëpie.
Sipas tij, me shkarkimin e Veliajt, SPAK dhe GJKKO mund ta gjykojnë se nuk ekzistojnë më rrethanat për ta mbajtur Veliajn në paraburgim pasi nuk rrezikon prishjen e provave. Sula u shpreh se mund të ketë një marrëveshje mes aktorëve politikë për lirimin e Veliajt nga burgu.
“Përse nuk u shkarkua Erion Veliaj gjatë shtatë muajve nën hetim? Sepse në kërkesën që ka pasur SPAK në masën e sigurisë, edhe Gjykata thotë në vendimin e saj se është prishja e provave dhe presioni ndaj dëshmitarëve nëse ai do të ishte kryetar bashkie në detyrë.
Tani që mbaroi hetimi, që do të thotë se nuk ka rrezik më prishja e provave, nuk paraqet më rrezik Erion Veliaj në aspektin juridik, ndërsa në aspektin politik është tjetër gjë. Ka një pikëpyetje të madhe, ai mund të dalë nga burgu. Ekziston, nuk mund të them 100%, një gjysmë loje që gjatë procesit të gjykimit të ketë ndryshim të masës së sigurimit.
Nuk është cudi që të kemi një marrëveshje të të gjithë aktorëve, përjashtuar vetëm SPAK. Sepse nga ana juridike për të prishur provat tani thuajse është zero meqë cështja ka shkuar në gjykatë. Ekziston që gjykata tani të ndryshojë masën e sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie.”- u shpreh Sula. Versus.al







