SHBA- Presidenti Donald Trump është shprehur se meriton të fitojë çmimin “Nobel për Paqen”. Në një intervistë për portalin e lajmeve “OutKick”, Trump tha e krahasoi veten me ish-presidentin Barack Obama duke thënë se ky i fundit e kishte fituar çmimin Nobel pa e ditur as vetë arsyen.
"Nëse do të arrija të sjell paqe mes Ukrainës dhe Rusisë dhe do të isha president demokrat, a nuk do të ma jepnin Nobelin? E di që Obama e mori pa ndonjë arsye dhe as nuk e dinte vetë pse. Ai e fitoi Çmimin Nobel pa bërë asgjë. Kjo është padyshim një situatë tipike liberale, por nëse duan të jenë të besueshëm, duhet të ma japin mua Nobelin. Mendoj se mund ta fitoja për tre apo katër arsye të ndryshme, si për shembull për Marrëveshjet e Abrahamit."- tha Trump. Versus.al







