Kosovë- Tetë policë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të vendit të premten mbrëma.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe dyshohet se autoblindi ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
"Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor"- thuhet në njoftimin e policisë.
Fatmirësisht gjendja e policëve të aksidentuar është e mirë dhe 5 prej tyre janë dërguar në shtëpi, ndërsa 3 të tjerë po marrin ende trajtim mjekësor. Versus.al








