BOTA /

Akuzohen për vr*sje nga pakujdesia, dalin fotot e 3 prej 5 policëve të arrestuar për vdekjen e 27 vjeçarit

Shkruar nga Versus
Akuzohen për vr*sje nga pakujdesia, dalin fotot e 3 prej 5 policëve
Viktima Agon Zejnullahu dhe 3 prej 5 policëve që po hetohen

Kosovë- Janë publikuar fotot e tre prej 5 policëve të cilët janë arrestuar dhe po hetohen për veprën penale "vrasje nga pakujdesia" lidhur me ngjarjen e ndodhur mesnatën pas 6 korrikut, ku i riu Agon Zejnullahu ndërroi jetë si pasojë e dhunës ndaj tij. 

Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të mërkurën në Gjykatë, ku do të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut.

Pas tij, në Gjykatë arritën edhe katër oficerët e tjerë, rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë paraburgim prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve.
Agon Zejnullahu, 27-vjeçar nga Lipjani, dyshohet se u vra nga pesë zyrtarë policorë në orët e para të së hënës në Lipjan. Versus.al

Poll