BOTA /

'Alarm' në qiellin e Lituanisë! Mbyllen aeroportet, shkak balonat nga Bjellorusia

Kjo është e disata herë që Lituania mbyll aeroportet si pasojë e objekteve të paidentifikuara në qiellin e saj.

Shkruar nga Versus

'Alarm' në qiellin e Lituanisë! Mbyllen aeroportet, shkak

Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani janë mbyllur për shkak të balonave që fluturonin nga Bjellorusia, ka njoftuar ministria e transportit lituanez, duke shënuar ndërprerjen e tretë të tillë këtë muaj.

Aviacioni evropian është përfshirë vazhdimisht në kaos javët e fundit nga dronët dhe ndërhyrjet e tjera ajrore, duke përfshirë ato në aeroportet e Kopenhagenit, Mynihut dhe rajonit Baltik.

Ministria e transportit e Lituanisë tha në një deklaratë se trafiku në të dy aeroportet ishte pezulluar.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave (NCMC) tha se "dhjetëra balonë" ishin vërejtur në radar.

Ndryshe, aeroporti i Vilniusit u mbyll të martën dhe më 5 tetor, kur balonat hynë në hapësirën ajrore të kryeqytetit duke transportuar cigare të kontrabanduara nga Bjellorusia.

Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, tha se vendi baltik do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë nëse balonat hyjnë përsëri nga vendi fqinj.

Poll