Kosovë- Ministri i dikasterit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është arrestuar të dielën në Prizren së bashku me djalin e tij Fuat Damka.
Policia njofton se ndaj tij dhe të birit rëndojnë akuzat për “sulm” dhe “kanosje”. Ndërsa kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka thënë për mediat se Damka dhe djali i tij kanë sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore dhe një tjetër përfaqësues të kësj partie.
Të dy janë dërguar në komisariat për ndalim 48 orësh dhe më tej do të zhvillohen procedurat e nevojshme ndaj tyre. Damka është kryetar i partisë demokratike turke në Kosovë. Versus.al








