
Kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump ka ironizuar së fundmi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë pranisë së tij në samitin e OKB ku kërkoi më shumë ndihma për Ukrainën.
Ndër të tjera, Trump e quajti Zelenskyn “biznesmeni më i mirë në planet”, duke thënë se është i vetmi që sa herë shkon në SHBA, largohet më pas me 60 miliardë dollarë ndihma.
“Sa herë që Zelensky vjen në Shtetet e Bashkuara, ai largohet me 100 miliardë dollarë, unë mendoj se ai është shitësi më i madh në Tokë”, tha Trump të martën në një aktivitet të fushatës në Xhorxhia.
Trump shprehu gjithashtu dyshimin se Ukraina mund ta fitonte luftën, ndërsa vlerësoi aftësitë ushtarake të Rusisë: "Ata mundën Hitlerin, ata mundën Napoleonin - kjo është ajo që ata bëjnë, ata luftojnë".
Trump përsëriti gjithashtu parashikimin e tij se ai do t'i jepte fund luftës, duke i thënë të pranishmëve "Nëse unë nuk bëhem president, lufta atje do të vijojë".
Komentet e Trump janë të ngjashme me ato që ai bëri një ditë më parë në Pensilvani, ku tha se Zelensky dëshiron që demokratët "të fitojnë kaq keq këto zgjedhje" dhe tha "gjëja e parë" që ai do të bënte nëse zgjidhet është të thërrasë Zelenskyn dhe Putinin për të arritur një marrëveshje. Versus.al








