BOTA /

Dramë në Francë / Një12-vjeçar humb jetën i shtypur nga një shtyllë betoni

Lenny po luante me miqtë e tij dhe ishte ulur mbi një zinxhir që lidhte dy shtylla betoni. Në një moment, njëra prej shtyllave është rrëzuar dhe e ka goditur rëndë në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shkruar nga Versus

Dramë në Francë / Një12-vjeçar humb jetën i

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten e kaluar në Saze, në departamentin Gard të Francës, ku një fëmijë 12-vjeçar, Lenny Tordjman, ka humbur jetën pasi u shtyp nga një shtyllë betoni pranë një fushe futbolli.

Sipas avokatit të familjes, Me Hamroun, Lenny po luante me miqtë e tij dhe ishte ulur mbi një zinxhir që lidhte dy shtylla betoni. Në një moment, njëra prej shtyllave është rrëzuar dhe e ka goditur rëndë në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. “Shtylla i ka shkatërruar kraharorin”, deklaroi avokati.

Dramë në Francë / Një12-vjeçar humb jetën i

Prindërit e viktimës do të padisin komunën

Familja e të miturit ka njoftuar se do të dorëzojë një padi për vrasje nga pakujdesia të hënën në mëngjes në prokurorinë e Nîmes. Qëllimi i padisë, sipas avokatit, është jo vetëm kërkimi i drejtësisë për Lenny-n, por edhe parandalimi i një tragjedie të ngjashme në të ardhmen. “Fëmijë të tjerë janë në rrezik”, paralajmëroi Me Hamroun.

Reagimi i bashkisë, i quajtur “i turpshëm”

Avokati kritikoi ashpër edhe reagimin zyrtar të komunës pas ngjarjes. “Ata publikuan një komunikatë që është një turp i vërtetë – e ftohtë, e mangët dhe pa asnjë ndjenjë. Kryetari i bashkisë nuk ka kontaktuar asnjëherë prindërit e fëmijës”, tha ai.

Prokuroria tashmë ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërkohë që autopsia e trupit të viktimës pritet të kryhet të martën.

Poll