
Më 11 shtator, Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet për të prezantuar qeverinë e re “Rama 4”, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mbledhja është bërë zyrtare pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Takimi i socialistëve do të zhvillohet në orën 09:30, në kompleksin Xibraku në Tiranë.
AXHENDA:
1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme
Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë!







