POLITIKË /

Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit: Fragmentimi me 58 ndërmarrje, ishte katastrofë e vërtetë

Rama tha se në fazën e parë është kryer lidhja në rrjet e 100 mijë përdoruesve të rinj, ndërsa faza e dytë përmban ndëshkimin e abuzuesve.

Shkruar nga Versus

Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit: Fragmentimi me 58

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për operatorin kombëtar të ujit. Gjatë prezantimit, Rama tha se nuk ka arsye për të humbur kohë më shumë për të patur një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit.

Ndërsa pranoi se sistemi i shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë.  

“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

Sipas Ramës, faza e dytë e reformës së ujit do të shoqërohet edhe me një plan masash që do të përmbajë ndëshkime për abuzuesit. Ndërsa theksoi se do të ndërhyhet për të ndalur abuzimet për qëllime fitimi.

“Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrejt 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë”, tha Rama. Versus.al

Poll