BOTA /

Dritë jeshile? Negociatat me Hamasin në fazë kritike, Netanyahu: Mund të arrihet marrëveshje për pengjet

Deklarata vjen mes një klime të paqartë, ku palët përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën lidhur me një propozim të ri të ndërmjetësuar nga amerikanët për armëpushim 70-ditor dhe shkëmbim pengjesh me tërheqje të pjesshme të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Shkruar nga Versus

 

Dritë jeshile? Negociatat me Hamasin në fazë kritike, Netanyahu:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi mund të arrihet brenda së martës ose së mërkurës.

Deklarata vjen mes një klime të paqartë, ku palët përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën lidhur me një propozim të ri të ndërmjetësuar nga amerikanët për armëpushim 70-ditor dhe shkëmbim pengjesh me tërheqje të pjesshme të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Ndërkohë, ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff mohoi që Hamasi të ketë pranuar ndonjë plan të tij, ndërsa burime palestineze pretendojnë se një version i ri i propozimit përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe lirimin e disa të burgosurve palestinezë.

Negociatat zhvillohen në një moment ku Izraeli po intensifikon ofensivën në Rripin e Gazës, pas dështimit të armëpushimit të mëparshëm në mars. Të dyja palët pritet t’u përgjigjen së shpejti ndërmjetësve për propozimin e ri.

Poll