Së fundmi është bërë publike një video e panjohur më parë, që besohet të jetë regjistruar fshehurazi nga Jeffrey Epstein gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, si pjesë e dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Si me publikimet e tjera të autoriteteve amerikane, videoja u bë publike pa asnjë kontekst shtesë, duke mos sqaruar rrethanat e regjistrimit, kohën apo mënyrën e realizimit dhe ruajtjes së saj.
Nga pamjet dhe ambienti ku është xhiruar, duket se Epstein i drejtohej dy grave ende të paidentifikuara, ndërsa shfaqej duke folur direkt përpara kamerës dhe duke bërë referenca personale që sugjerojnë një mesazh privat.
Ai përmend edhe një tentativë puthjeje, të cilën e quan “të neveritshme”, pa dhënë detaje për personin apo situatën.
Jeffrey Epstein ishte arrestuar në vitin 2019 për akuza serioze për trafikim seksual të të miturve dhe vdiq në paraburgim, në rrethana që zyrtarisht u klasifikuan si vetëvrasje, por që vazhdojnë të jenë objekt diskutimesh dhe dyshimesh. Çdo material i ri i publikuar rreth tij tërheq vëmendje të madhe mediatike dhe publike, si në SHBA ashtu edhe ndërkombëtarisht.

