BOTA /

E rëndë / Arrestohet pediatri 80-vjeçar për abuzim seksual me një vajzë 7-vjeçare

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Rodos, ku ndodheshin familjet e turistëve francezë. 80-vjeçari është një pediatër në pension

Shkruar nga Versus

E rëndë / Arrestohet pediatri 80-vjeçar për abuzim seksual

Një rast të abuzimit seksual të një vajze shtatëvjeçare nga një turist francez 80-vjeçar po hetohet nga autoritetet në Rodos të Greqisë. Siç zbulon protothema.gr, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një hotel në Ialyssos, ku ndodheshin familje të turistëve francezë.

80-vjeçari, pediatër në pension, po kalonte pranë një dhome ku qëndronte një familje tjetër, gjithashtu turistë francezë, e cila ishte lënë e hapur. Aty e ka pikasur 7-vjeçaren të shtrirë dhe, sipas denoncimit, ka filluar ta përkëdhelë me gishtat e tij.

Ngjarja është vënë re nga babai i fëmijës, i cili ka ndaluar të moshuarin dhe ka njoftuar policinë. 80-vjeçari është arrestuar në vendngjarje dhe ndaj tij është ngritur procedim për abuzim seksual me të mitur.

Fëmija është kontrolluar nga mjeku ligjor dhe sipas informacioneve të deritanishme, konstatimet fillestare flasin për abuzim.

Rasti është në hetim, por avokatët e 80-vjeçarit francez, thanë për median greke: “Për momentin jemi në pritje të rezultateve përfundimtare të mjekësisë ligjore, të cilat do të vlerësohen në përgjithësi, bazuar në provat në dosjen e çështjes”.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: