BOTA /

Emigrantët e deportuar nga SHBA do të dërgohen në Ballkan, SHBA kërkesë disa shteteve për t’i pranuar

Në artikullin e Bloomberg nuk përmendet Shqipëria konkretisht, por detaje të tjera pritet të zbardhen në vazhdim.

Shkruar nga Versus

Emigrantët e deportuar nga SHBA do të dërgohen në Ballkan,

SHBA- Mediat amerikane kanë raportuar se administrata e presidentit Donald Trump u ka dërguar një kërkesë Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të cilët janë deportuar nga Amerika.

Këto kërkesa janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA për të gjetur qeveri të huaja që janë të gatshme të pranojnë emigrant të deportuar. Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra migrantëve venezuelas, kubanezë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të rritur deportimet.

Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.

Në artikull nuk përmendet specifikisht Shqipëria si një prej vendeve që mund të presë emigrantë të deportuar, megjithatë më herët SHBA e përmendi si një prej shteteve ku mund të strehoheshin palestinezët e zhvendosur nga Lindja e Mesme.

Vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë deklaroi se edhe nëse një kërkesë e tillë do të vijë nga SHBA, Shqipëria nuk do të pranojë emigrantë lufte nga Palestina. Versus.al

Poll