BOTA /

Sulmi terrorist në Ankara, hakmerret Turqia, historia e trishtë e inxhinieres që vdiq gjatë të shtënave

Çifti terrorist kishte vëzhguar zonën para sulmit. Një inxhiniere u vra ndërsa po merrte një buqetë me lule që ia kisht dërguar i shoqi për përvjetorin e martesë.

Shkruar nga Versus

Sulmi terrorist në Ankara, hakmerret Turqia, historia e trishtë e

Mediat turke kanë nxjerë në dritë informacione të reja për mënyrën sesi dy terroristët kryen sulmin në ambintet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) mesditën e së mërkurë.

Dyshohet se pas këtij sulmi terrorist qëndron Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK.

Siç raporton media turke Haberler një nga terroristët i lindur në vitin 1992 ka qenë anëtar i PKK-së që nga viti 2016 por emri i tij nuk është bërë akoma i ditur.

Po sipas kësa medie dy autorët kishin kryer një vëzhgim në zonë para sulmit. Sipas një versionit po nga media turke një nga terroristët ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurisë brenda objektit, ndërsa gruaja ka hedhur veten në erë me granatë kur ka konstatuar se nuk ka mundur t'i shmanget arrestimit.

5 ishte numri i viktimave të sulmit ku në mesin e tyre ishte dhe inxhinieria e qendrës TUSAS nënë e dy fëmijëve, Zahide Guclu e cila u vra në momentin kur mbërriti tek porta për të marrë lulet që i kishte dërguar i shoqi me rastin e përvjetorit të martesës.

Sulmi terrorist në Ankara, hakmerret Turqia, historia e trishtë e
Zahide Güçlü

Përgjigja e parë e Turqisë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi pas mesnate se "tridhjetë e dy objektiva", pozicione të PKK-së dhe aleatëve të saj, u bombarduan në Irakun verior dhe në territorin e Sirisë, disa orë pas sulmit në Ankara..

"Siç lejohet nga e drejta jonë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri dhe gjithsej 32 objektiva terroristë u shkatërruan me sukses,"  tha Ministria në njoftimin për shtyp të lëshuar, duke sqaruar se "operacionet e linjës ajrore po vazhdojnë"./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: