BOTA /

Irani u hodhi raketën e tretë, Erdogan: Qëndrojmë larg ferrit, nuk përfshihemi në luftë

Erdogan siguroi qytetarët se autoritetet janë në gatishmëri, por theksoi se qëllimi i tyre kryesor është të shmangin luftën.

Shkruar nga Versus

Irani u hodhi raketën e tretë, Erdogan: Qëndrojmë larg

Presidenti i Turkqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi pas Irani lëshoi raketën e tretë balistike e cila sërish u rrëzua nga mbrojtja ajrore e NATO-s. Erdogan tha se Ankaraja është gati për çdo kërcënim, por deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Israelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për situatën e sigurisë, Erdogan tha se autoritetet turke po marrin masa parandaluese për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh ai.

Presidenti turk theksoi se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit të konfliktit rajonal.

“Prioriteti ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij ferri. Largimi i vendit tonë nga kjo vatër zjarri është përparësia jonë më e lartë”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se Turqia është e gatshme të përballet me çdo lloj kërcënimi. Versus.al

Poll