BOTA /

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer

Sipas një deklarate zyrtare nga përfaqësuesi i zyrës së shtypit

Shkruar nga Versus

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë.

Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar, vuan nga një “formë agresive e kancerit”.

“Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostates. Ish presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit me mjekët e tij.”

Sipas Cancer Research UK , rezultati Gleason 9 tregon se qelizat kancerogjene “duken shumë anormale” dhe sëmundja “mund të përparojë shpejt”. Versus.al

 

 

Poll