BOTA /

"Koha që Evropa të angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë, SHBA ka të tjera interesa" Apeli i Finlandës për BE

Alexander Stubb theksoi se politika e SHBA-së ndaj Rusisë dhe Ukrainës nuk është më në përputhje me interesat e Evropës.

Shkruar nga Versus

"Koha që Evropa të angazhohet drejtpërdrejt me Rusinë,

Ka ardhur koha që qeveritë evropiane të angazhohen drejtpërdrejt me Moskën, tha presidenti finlandez Alexander Stubb në një intervistë me gazetën italiane Corriere della Sera të botuar sot.

“Është koha të fillojmë të flasim me Rusinë. Kur do të ndodhë kjo, nuk e di”, tha Stubb.

Presidenti finlandez tha se, sipas mendimit të tij, politika e SHBA-së ndaj Rusisë dhe Ukrainës nuk është më në përputhje me interesat e Evropës, që do të thotë se Evropa duhet të përfshihet drejtpërdrejt.

“Kemi folur me udhëheqësit evropianë se kush duhet të komunikojë”, theksoi ai, duke shtuar se nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.

Aspekti më i rëndësishëm është koordinimi midis vendeve evropiane, veçanërisht midis Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me vendet skandinave dhe baltike që kufizohen me Rusinë.

“Nëse do të jetë një i dërguar special apo një grup udhëheqësish, do ta shohim”, tha Stubb.

Ai përshkroi tre skenarë të mundshëm për Ukrainën - një vazhdim të luftës, një armëpushim të ndjekur nga një marrëveshje paqeje ose kolapsi i njërës palë, me shumë mundësi i Rusisë.

"Unë besoj se mundësia e një marrëveshjeje paqeje nuk është në tryezë, të paktën jo këtë vit", shtoi presidenti finlandez.

Poll