BOTA /

Kryeministri kanadez sulmon ashpër Trump: “Bëre një budallallëk me tarifat...” Hakmarrja e Trudeau

Trump përgatitet të flasë në Kongres për 'Ëndrrën e Re Amerikane'. Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të nisin një "luftë tregtare" që do të "dëmtojë më së shumti familjet amerikane", - tha mes të tjerave kryeministri kanadez Justin Trudeau në një fjalim nga Otava, ku iu drejtua drejtpërdrejt amerikanëve, pas hyrjes në fuqi të tarifave 25% të vendosura nga administrata Trump.

Shkruar nga Versus

Kryeministri kanadez sulmon ashpër Trump: “Bëre një

Donald Trump do të mbajë fjalimin e parë të presidencës së tij të re për gjendjen e shtetit në orën 21:00 (me orën lokale amerikane dhe praktikisht ora 03.00 e mëngjesit të së mërkurës në Shqipëri). Përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit, presidenti do të përshkruajë rezultatet e arritura në javët e para të trazuara të administratës së tij të re, në një fjalim që, sipas parashikimeve të Shtëpisë së Bardhë, do të ketë si temë "përtëritjen e ëndrrës amerikane".

Por linja e vështirë ekonomike, me tarifat e vendosura në Meksikë dhe Kanada, po shkakton panik në bursë. Aksionet e automobilave po shënojnë humbje të mëdha.

Kryeministri kanadez sulmon ashpër Trump: “Bëre një

Dhe ja ku vjen sulmi i ashpër i Trudeau ndaj presidentit amerikan: “Bëre një budallallëk për tarifat”.

Donald Trump "dëshiron të shkatërrojë ekonominë kanadeze dhe të aneksojë Kanadanë. Por ne nuk do të jemi kurrë shteti i 51-të amerikan". Kështu tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.

“Donald, ti je një njeri shumë inteligjent, por kjo që po bën është një gjë shumë budallaqe për tu bërë.” Kështu tha Justin Trudeau, duke cituar ëall Street Journal dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt Donald Trumpit, në fjalimin që mbajti në Otava pas fillimit të luftës tregtare me SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të nisin një "luftë tregtare" që do të "dëmtojë më së shumti familjet amerikane", - tha mes të tjerave kryeministri kanadez Justin Trudeau në një fjalim nga Otava, ku iu drejtua drejtpërdrejt amerikanëve, pas hyrjes në fuqi të tarifave 25% të vendosura nga administrata Trump.

Kanadaja do të vendosë tarifa 25% për 155 miliardë dollarë në mallrat amerikane. Këtë e bëri të ditur Justin Trudeau, duke shpjeguar se tarifat do të aplikohen menjëherë për 30 miliardë produkte amerikane, ndërsa për 125 miliardë të mbetura do të hyjnë në fuqi pas 21 ditësh. "Kanadezët janë të arsyeshëm dhe të sjellshëm. Por ata nuk do të tërhiqen nga një luftë, veçanërisht kur në mes është vendi dhe mirëqenia e të gjithëve", tha Trudeau.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: