Lufta në Gaza ka marrë të tjera përmasa, pasi është shtrisë përtej saj. Edhe këtë të diel, luftimet nuk kanë pasur të ndalur, duke rritur bilancin e viktimave dhe shkatërrimeve në zonë.
CNN na sjell një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve kryesore që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Izrael- Të paktën 52 persona në Izrael janë lënduar nga një sulm me dron, sipas zyrtarëve të spitalit.
Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thanë të dielën se kishin "kapur një UAV (avion pa pilot) që ishte nisur nga Libani në zonën detare veriore.
IDF nuk specifikoi saktësisht se ku u kap droni, por ai erdhi pasi Hezbollah tha se kishte gjuajtur një tufë dronësh sulmues në kampin e stërvitjes Golani në Binyamina, në jug të Haifës. Grupi militant tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban që vranë 22 njerëz dhe plagosën 117.
Iran- Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar se nuk ka “vija të kuqe” në mbrojtjen e interesave të vendit. Irani ka informuar SHBA-në se do të hakmerret ndaj çdo sulmi të ri nga Izraeli, tha një burim në Teheran. Ndërkohë, SHBA do të dërgojë rreth 100 trupa për të operuar një sistem të avancuar antiraketë në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së tij.
Liban- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha ditën e sotme se Hezbollahu nuk do të lejohet të kthehet në fshatrat kufitare në Libanin jugor. Kjo vjen pasi Izraeli ka zgjeruar paralajmërimet e evakuimit në mbi një duzinë të tjera fshatra në zonë. Ndërkohë, kryeministri izraelit i kërkoi OKB-së të tërheqë paqeruajtësit nga Libani, duke paralajmëruar se ata janë "në rrugë të keqe". Të shtunën, ushtria izraelite tha se Hezbollahu qëlloi mbi 300 predha në Izrael.
Gaza-Të paktën 300 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në një kamp refugjatësh në Gazën veriore gjatë nëntë ditëve të fundit, tha të dielën zyra e mediave të qeverisë së Gazës. Të paktën 14 persona u vranë në qendër të Gazës. Sulmi vjen pasi Izraeli po intensifikon operacionet e tij ushtarake në zonë, duke lëshuar urdhra evakuimi dhe duke bllokuar furnizimet me ushqime./Versus.al








