BOTA /

Lindja e Mesme ‘minë me sahat’, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

Pas sulmit ajror izraelit ndaj objektivave bërthamore të Iranit, që ndezi flakë tensionet në Lindjen e Mesme, reagimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk vonoi.

Shkruar nga Versus

Lindja e Mesme ‘minë me sahat’, reagon Trump: Ne do ta

Pas sulmit ajror izraelit ndaj objektivave bërthamore të Iranit, që ndezi flakë tensionet në Lindjen e Mesme, reagimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk vonoi. Në një intervistë për “Fox News”, Trump rikujtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në qëndrimin kundër përhapjes së armëve bërthamore nga Irani.

Megjithatë, Trump la të kuptohet se nuk ka hequr dorë nga shpresa për rifillimin e negociatave bërthamore me Teheranin.

“Irani nuk duhet të ketë bombë bërthamore. Shpresojmë të ulemi përsëri në tryezën e negociatave. Do të shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen në qeverisje, ata që kanë vdekur tashmë,” tha ai me ironi.

Por paralajmërimi më i fortë erdhi për nga gatishmëria amerikane për t’u përfshirë në rast përshkallëzimi të situatës: “Ne do ta mbrojmë Izraelin në çdo rast, nëse është e nevojshme.”

Kjo deklaratë bie në një moment të jashtëzakonshëm, pasi Irani ka paralajmëruar hakmarrje të menjëhershme dhe ka nisur më shumë se 100 dronë drejt territorit izraelit, duke e kthyer Lindjen e Mesme në një zonë tepër të rrezikshme. Versus.al

 

Poll