BOTA /

Macron pret Kurtin në Pallatin Elyse, flasin për investimet franceze dhe sigurinë rajonale

Shkruar nga Versus

Macron pret Kurtin në Pallatin Elyse, flasin për investimet franceze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sto një vizitë zyrtare në Francë ku u prit nga presidenti Emanuel Macron në pallatin Elyse. Macron e uroi edhe njëherë Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës. 

Në takim u diskutua për integrimin europian dhe sigurinë në Evropë. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ai nënvizoi progresin në reformat e gjithanshme, me progres në 35 nga 38 fusha, siç e konstatoi edhe vetë Raporti i fundit i BE-së për vendin tonë, duke e renditur Kosovën ndër vendet më të suksesshme në rajon. Këtu, Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan.

Gjithashtu, u bisedua për planet dhe investimet në edukim, si dhe organizimin e forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë, pas atij të suksesshëm të mbajtur në muajin shkurt sivjet në Prishtinë. Në këtë kontekst, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Kosovë janë thirrje për mbështetjen dhe angazhimin e Francës në përgatitjet për organizimin e tyre. Versus.al

Poll