
Policia panameze ka sekuestruar më shumë se pesë ton drogë nga një varkë që ngeci në një plazh pas një ndjekjeje, thanë të shtunën autoritetet në vendin e Amerikës Qendrore.
Panamaja është porta kryesore për kokainën që hyn në Amerikën Qendrore. Ajo vjen kryesisht nga Kolumbia dhe territori panamez është një ndalesë në rrugën e saj drejt Shteteve të Bashkuara, tregu ku regjistrohet konsumi më i lartë.
Që nga viti 2023, policia panameze ka njoftuar sekuestrimin e më shumë se 360 tonëve drogë. 118 tonë ranë në duart e autoriteteve të zbatimit të ligjit vitin e kaluar, kur u njoftua një sekuestrim rekord prej 13.5 tonësh.
Panama: The Servicio Nacional Aeronaval seized 5.4 tons of drugs, presumably cocaine, found in a stranded vessel on Playa Bongo, Isla del Rey. The boat crashed into rocks while fleeing from police with multiple occupants, who ultimately escaped, leaving behind 5,356 packages.… pic.twitter.com/9f527iKwhN
— Crime Intel (@WorldCrimeIntel) January 17, 2026
Sekuestrimi i parë i madh i vitit 2026 u bë në Playa Bongo, në Ishullin e Mbretit (Isla del Rey), në Arkipelagun e Perlave (archipiélago de las Perlas). Një varkë u përplas me shkëmbinj pas një ndjekjeje, sipas agjencisë kombëtare aeronautike (SENAN).

