BOTA /

Një grua zëvendëson Kim Jong-un? Dalin FOTOT e pasardhësve të tij për herë të parë!

Të fotografuar në një festë të Vitit të Ri në Phenian, mbesa dhe nipi i Kim Jong-un dolën në sy të publikut ndërsa ecnin dorë për dore nëpër qytet me nënën e tyre, Kim Yo-jong.

Shkruar nga Versus

Një grua zëvendëson Kim Jong-un? Dalin FOTOT e pasardhësve

 

Dy anëtarë të familjes së udhëheqësit Kim Jong-un janë fotografuar në publik, duke ngritur dyshime se njëri prej tyre do të jetë pasardhësi i tij si lider suprem i Koresë së Veriut.

Të fotografuar në një festë të Vitit të Ri në Phenian, mbesa dhe nipi i Kim Jong-un dolën në sy të publikut ndërsa ecnin dorë për dore nëpër qytet me nënën e tyre, Kim Yo-jong.

Vetë vajza e Kim Jong-un, Kim Ju-ae, e ka shoqëruar tashmë babanë e saj në ngjarje publike gjatë viteve të fundit, duke iu bashkuar atij për herë të parë në një inspektim të një lëshimi të madh rakete balistike ndërkontinentale në vitin 2022.

Një grua zëvendëson Kim Jong-un? Dalin FOTOT e pasardhësve

Por, Koreja e Veriut nuk ka pasur ende një udhëheqëse femër, duke i shtyrë ekspertët të teorizojnë se nipi, i cili tani është i vetmi mashkull i njohur i familjes së tij, mund të jetë lideri i ardhshëm i shtetit totalitar.

Gjithsesi, mediat prej kohësh kanë aluduar se Kim Jong-un ka tre fëmijë dhe më i madhi është djalë, i cili nuk është bërë kurrë publik.

Poll