Disa punonjës të American Airlines janë lënë pezulluar pasi janë përfshirë në një incident ku disa pasagjerë me ngjyrë nuk u lejuan të fluturonin pas një ankese se trupi i tyre mbante erë.
Tre pasagjerë ngritën një padi kundër transportuesit në maj, duke pretenduar diskriminim racor në incidentin e 5 janarit.
Në një mesazh për punonjësit, CEO Robert Isom tha se incidenti ishte i papranueshëm dhe se kompania "dështoi" në angazhimin e saj ndaj klientëve.
"Ne po i mbajmë përgjegjës personat që janë përfshirë në këtë skandal, duke përfshirë edhe largimin e tyre nga detyra," tha linja ajrore në një deklaratë.
Kompania ka njoftuar gjithashtu ndërmarrjen edhe të një numri iniciativash që synojnë parandalimin e incidenteve të tilla, duke përfshirë një "grup këshillues" të fokusuar në përvojën e pasagjerëve me ngjyrë.
Në padinë e majit, tre burra - të cilët nuk ishin ulur së bashku dhe nuk e njihnin njëri-tjetrin - thanë se çdo njeriu me ngjyrë u hoq nga fluturimi mes Phoenix, Arizona dhe Neë York City.
Gjithsej tetë pasagjerë u larguan.
“American Airlines na veçoi sepse ishim me ngjyrë, na turpëroi dhe na poshtëroi”, thanë ata në një deklaratë.








