BOTA /

Qeveria e Kosovës jep dritën jeshile kërkesës së SHBA-ve, Kurti: Do të strehojmë deri në 50 emigrantë nga vendet e treta

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se Kosova do të pranojë dhe strehojë deri në 50 persona brenda një periudhe njëvjeçare. Këta individë do të përzgjidhen nga një listë e propozuar nga SHBA-të, me qëllim lehtësimin e kthimit të sigurt të tyre në vendet e prejardhjes.

Shkruar nga Versus

Qeveria e Kosovës jep dritën jeshile kërkesës së

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim të rëndësishëm në përgjigje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se Kosova do të pranojë dhe strehojë deri në 50 persona brenda një periudhe njëvjeçare.

Këta individë do të përzgjidhen nga një listë e propozuar nga SHBA-të, me qëllim lehtësimin e kthimit të sigurt të tyre në vendet e prejardhjes.

Sipas Kurtit, përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të qarta që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Ai shtoi se gjatë qëndrimit në Kosovë, këta persona do të jenë të detyruar të veprojnë në përputhje me legjislacionin vendor dhe do të gëzojnë të drejtat që ua garanton ai.

Statusi i Albin Kurtit:

Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.

Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre.

U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.Versus.al

Poll