BOTA /

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 3 pesona, mes tyre edhe biznesmeni I njohur

Ngjarja ka ndodhur në Castelguelflo di Noceto, pranë “Via Emilia”, brenda kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themelues të kompanisë së sallamit me të njëjtin emër.

Shkruar nga Versus

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 3 pesona, mes tyre edhe biznesmeni

Një helikopter është rrëzuar në Parma të Italisë, mbrëmjen e kësaj tëmërkure. Tre persona raportohet të kenë humbur jetën, mes tyre edhe një biznesmen i njohur.

Ngjarja ka ndodhur në Castelguelflo di Noceto, pranë “Via Emilia”, brenda kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themelues të kompanisë së sallamit me të njëjtin emër.

Raportohet se mes viktimave është edhe Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë italiane

Pas rrëtimit të helikopterit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. Fatkeqësisht, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm trupat e pajetë të pasagjerëve.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Aviacionit ka hapur një hetim. Një grup ekspertësh po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror.

Tags:

parma

Poll