
Rusia tha të shtunën se nuk do të marrë pjesë në një samit të dytë të mundshëm të paqes në Ukrainë në nëntor, pavarësisht se udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky sinjalizoi se këtë herë do të ftonte përfaqësuesit e Moskës.
Moska e hodhi poshtë idenë përpara para se Zelensky të niset për në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të paraqesë propozimet e tij për paqe tek Joe Biden, Kamala Harris dhe Donald Trump.
"Samiti do të ketë të njëjtin synim: të promovojë "formulën Zelensky" të paqëndrueshme si bazën e vetme për zgjidhjen e konfliktit, të marrë mbështetjen për të nga shumica botërore dhe me praninë e saj Rusia të shpallet e kapitulluar," u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Ne nuk do të marrim pjesë në “samite” të tilla”, shtoi ajo.
Moska tha se ishte e gatshme të diskutonte "propozime serioze" që marrin parasysh "situatën në terren të përbërë nga realitetet gjeopolitike", siç përshkruhet nga Presidenti Vladimir Putin në qershor. Putin tha në qershor se Rusia do të pajtohet me bisedimet e paqes nëse Ukraina heq dorë nga katër nga rajonet e saj që Moska i pretendon si të sajat. Versus.al








