BOTA /

Skandali/ Media serbe: Vuçiç u përpoq të hynte me emër të rremë në takimin me Donald Trump

Ditë më parë në media serbe u shkruajt se presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç përfundoi takimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve shëndetësore. Por këto burime vizitën e Vuçiçit në VMA (Akademia Ushtarake Mjekësore ) në Beograd ku kërkoi ndihmë mjekësore e quajnë mashtrim.

Shkruar nga Versus
Skandali/ Media serbe: Vuçiç u përpoq të hynte me
Aleksandër Vuçiç

Media serbe Danas ka sjellë një dëshmi të serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq, nga organizata "Serbët për Trumpin 2024", i cili thotë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiçi është kapur me një emër të falsifikuar në darkën e donatorëve të kandidatit republikan për guvernator të Floridës  me emër të rreme, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara.

“I kapur në një përpjekje për të hyrë në Konventën e Bajronit nën emrin e rremë Alex Vuçi, presidenti i Serbisë u kap në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje iu kërkua të largohej nga SHBA-ja”, është shprehur Vojislav Mihailović, president i Lëvizjes për Rivendosjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) dhe deputet.

“Ai shpifi kundër serbëve në SHBA dhe në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, ai u shkaktoi dëme serioze serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia zbuloi të vërtetën. Ajo gjithashtu mësoi se Trump e kujton mirë financimin e fushatës së Hillary Clinton nga Vuçiç dhe se me të në krye të Serbisë, nuk ka asgjë të mirë për të shpresuar kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me këtë vend.
Ne jemi mësuar me abuzimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe medias serbe në një përpjekje për të mashtruar të gjithë Serbinë dhe askush nuk e besoi atë shfaqje”, ka shtuar Mihailović.

Ditë më parë në media serbe u shkruajt se presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç përfundoi takimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve shëndetësore.

Por këto burime vizitën e Vuçiçit në VMA (Akademia Ushtarake Mjekësore ) në Beograd ku kërkoi ndihmë mjekësore e quajnë mashtrim./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: