BOTA /

“S’mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë”, Kurti për marrëdhëniet me SHBA: Jemi miq pavarësisht moskuptimeve

Shkruar nga Versus

“S’mund të pranoj gjithçka që më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmë në “Top Story” për deklaratat e zyrtarit amerikan Richard Grenell i cili e konsideronte “të pabesueshëm për SHBA-të”.

Kurti tha se përkundër deklarimeve të bëra prej Grenell, pavaësisht moskuptimeve në situata të caktuara, Kosova ka marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes të tjerash ai përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë dhe se Kosova ka më shumë mbështetje në arenën ndërkombëtare se kurrë më parë.

Pjesë nga diskutimi:

Duma: Del Richard Grenell dhe thotë mashtron Albin Kurti, nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.

Kurti: Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.

Duma: Por jo të mos flasësh. Sot nuk keni komunikim.

Kurti: Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë. Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Ëashingtoni, unë e kam më të avancuar.

Duma: Është i avancuar një komb i izoluar?

Kurti: Po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin.

Duma: Nuk ke më njohje të Kosovës, e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK.

Kurti: Kemi më shumë mbështetje nga jashtë tani. Versus.al

Poll