BOTA /

Tjetër tragjedi në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë

Kjo është vrasja e tretë brenda pak ditësh.

Shkruar nga Versus

Tjetër tragjedi në Kosovë, një i vdekur dhe një i

Kosovë- Vendi është përfshirë nga një tjetër përplasje me armë zjarri nga ku ka pasur një viktimë dhe një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rrustem Hyseni” të Prishtinës ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj dy të tjerëve, duke i lënë të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë pas dërgimit në spital.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, ndërsa po kryhet një hetim për shkaqet që kanë sjellë tragjedinë e radhës në Kosovë. Pak ditë më parë, u shënuan dy viktima në Vushtri, një 19 vjeçar i vrarë nga bashkëmoshatari i tij për shkaqe xhelozie dhe një grua 42 vjeçare e vrarë nga punëdhënësi për shkak se kishte shkuar të punonte diku tjetër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: